image Drama e koronavirusit, babë e bir vdesin brenda tri ditëve

Botë

SHBA/ Drama e koronavirusit, babë e bir vdesin brenda tri ditëve

news image

Një grua nga Michigan ka humbur burrin e saj dhe djalin e vetëm nga koronavirusi brenda tri ditëve. Sandy Brown u përpoq të qetësonte djalin e saj, Freddie, i vetëm dhe i trembur në njësinë e kujdesit intensiv në spital.

Babai i tij kishte vdekur disa ditë më parë. Fredi, vetëm 20 vjeç, ishte i shqetësuar se do të vdiste gjithashtu, dhe një ditë më vonë vdiq edhe ai.

Pas vdekjes së djalit, Sandy mbeti krejtësisht e vetme dhe pa familje tashmë. “Nuk ka as një fjalë për të përshkruar dhimbjen time. Është e paimagjinueshme”, tha ajo, citon “Mail”.

Agonia për t’i thënë lamtumirë familjarëve të saj, u ndërlikua edhe më tej nga fakti se nuk ishte në gjendje të ishte me ta gjatë momenteve të fundit.

Tani në orën e saj të pikëllimit, ajo nuk mund të ngushëllohet nga miqtë as edhe me një përqafim në funerale për shkak se duhet të izolohet në shtëpinë e saj. Sandy nga Grand Blanc kishin vjet 35 të martuar. /Gazeta Sinjali/