image Drafti i BE-së për Asociacionin, Konjufca: Është në përputhje me Kushtetutën, s’negociohet me Serbinë

Politikë

Drafti i BE-së për Asociacionin, Konjufca: Është në përputhje me Kushtetutën, s’negociohet me Serbinë

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se drafti i BE’së për Asociacionin është në përputhje me Kushtetutën.

Konjufca tha se ajo duhet të vendoset në kontekst të marrëveshjes së Ohrit.

“Qeveria jonë e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe ka pranu që ajo të zbatohet, është Serbia ajo që nuk e ka pranuar. Ndërsa sa i përket planit që u propozua dhe ideve të reja ato duhet të shqyrtohen me kujdes dhe ta bëjmë një dallim. Dallimi që unë mendoj që është esencial për Republikën e Kosovën ka të bëjë me faktin se për asociacion nuk duhet të diskutohet, nuk është asociacioni temë qendrore e negociatave me Serbinë, ai është si një marrëveshje e mëhershme”, tha Konjufca.

“Nuk e kam shqyrtuar me kujdes, vetëm kështu një shikim sipërfaqësor, por është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë”, tha ai për T7.

Konjufca tha se nëse “ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i asociacionit, ai duhet të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse jo nuk propozohet fare”, deklaroi ai.

Ai tha se nuk kanë kohë t’i dëgjojnë premtimet e kota të Vuçiqit se është paqësor.

“Ne jemi duke u përgatitur si Republikë e Kosovës dhe si Polici e Kosovës për sulme të mundshme të ardhshme. Ministri i Punëve të Brendshme dje tha se ka informata edhe nga Inteligjenca që grupet po ushtrojnë atje që mund ta sulmojnë Kosovën.”

/GazetaSinjali/