image Dr. Fauci paralajmëron: Nuk mund t'i varim shpresat te krijimi i vaksinave

Botë

Dr. Fauci paralajmëron: Nuk mund t’i varim shpresat te krijimi i vaksinave

news image

Eksperti më i lartë i qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sëmundjet infektive tha se Amerika nuk mund t’i varë shpresat te krijimi i vaksinës.

Dr. Anthony Fauci paralajmëroi se rritja e përditshme e rasteve me koronavirus mundet që mëse të dyfishohet, nëse amerikanët nuk ndërmarrin hapa për ta vënë virusin nën kontroll.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi vaksina të efektshme, të disponueshme për të gjithë,” tha Dr Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve infektive, para një komisioni të Senatit të SHBA.

Djetëra vaksina janë duke u zhvilluar dhe testuar me një shpejtësi të madhe, si kurrë më parë. Por Dr. Fauci paralajmëroi se “nuk ka garanci se do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive,” dhe u bëri thirrje amerikanëve të bashkojnë forcat për të frenuar virusin.

Dr. Fauci paralajmëroi se shtimi i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, aktualisht në rreth 40,000 në ditë, mund të arrijnë 100,000 në ditë, nëse njerëzit nuk u përmbahen udhëzimeve për distancimin social dhe nuk përdorin maska.

“Jam shumë i shqetësuar sepse mund të bëhet shumë më keq,” tha ai.

Komentet e tij vijnë paralelisht me paralajmërimet e zyrtarëve të tjerë shëndetësorë se disa amerikanë, veçanërisht të rinjtë, kanë hequr dorë nga masat e sigurisë.

Shumë shtete ku infeksionet po shtohen, janë ato të cilat e filluan rihapjen e bizneseve pa përmbushur kriteret shëndetësore të qeverisë.

Ekzistojnë shqetësime se rritja e numrit të infektimeve mund të shtohet sidomos gjatë kësaj jave deri në 4 korrik me rastin e festimeve për Ditën e Pavarësisë, kur amerikanët tradicionalisht dynden nëpër plazhe apo piknikë si dhe mblidhen për të parë fishekzjarret. /Gazeta Sinjali/