Gjatë konferencës së djeshme për ecurinë e çështjes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, gjykatësi i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara, Nikola Giju, konfirmoi se ka ndërmend t’ia kalojë dosjen e kësaj çështjeje trupit gjykues deri në fund të këtij viti.
Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka theksuar se sipas të gjitha gjasave, kjo ishte konferenca e fundit për ecurinë e kësaj çështje, përveç nëse paraqitet nevoja ndryshe, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.