Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se është turp i madh për Bashkimin Evropian që ende nuk i ka hequr vizat për Kosovën.
“Kjo po që është e turpshme, unë ndihem e turpëruar dhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian janë pro liberalizimit të vizave qe një kohë të gjatë dhe. Gjëja e fundit që i duhej të bëj ishte demarkimi i territorit me Malin e Zi, e bëri dhe pastaj asgjë nuk ndodhi dhe ky është një turp”.
“Duke vepruar në këtë mënyrë BE po e humb kredibilitetin prandaj mendoj se Angela Merkel e ka kuptuar që Ballkani është lënë pas dore, ndaj në vitin 2015 e filloi me Samitin e Ballkanit, por problemi është që rezultatet e këtij samiti asnjëherë nuk vihen kurrë në vend nga qeveritë e vendeve të rajonit”, ka thënë Pack.
“Kam përshtypjen që të paktën qasja ndaj Ballkanit është më e afërt gjithashtu, sepse po shohim që ka forca të tjera që po punojnë në rajon, nëse shihni në çfarë mënyra kinezët janë duke hyrë në këtë rajon apo atë që po bën Rusia, madje edhe Turqia është sikur këto vende shtrihen në mes të Bashkimit Evropian dhe neve na duhen, sepse është trashëgimia jonë evropiane dhe nuk arrij ta kuptoj se si kemi humbur kaq shumë kohë, isha ka shpresëtarë në fund të 90-ve”, tha ajo në Klan Kosova.
Pack ka thënë se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga kërkesa për liberalizim vizash.
“Pikë së pari liberalizimi i vizave duhet të ndodhë padyshim dhe mendoj se nëse partia ime do të fitojë prapë, zotëri Lashet e njeh situatën dhe ai po dëgjon dhe do të shkojë rrugës se Angela Merkel. Jam e sigurt dhe unë nuk e di se kush do të jetë partneri i koalicionit, por mendoj se do të jetë edhe në interesin e tyre për të gjetur një zgjidhje për këtë rajon dhe të jenë vërtetë të përkushtuar për të zgjidhur problemet. Ne nuk mund t’i zgjidhim, politikanët mund ta bëjnë”. /GazetaSinjali/