image Dorëzohet peticioni në Qeveri për shtesën prej 300 eurosh për punonjësit shëndetësorë

Kosovë

Dorëzohet peticioni në Qeveri për shtesën prej 300 eurosh për punonjësit shëndetësorë

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, njofton se ia ka dorëzuar Zyrës së Kryeministrit të Kosovës peticionin e punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës të realizuar nga data 14 shtator.

Përmes peticionit punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës kanë shprehur revoltën e tyre për mosrealizimin e vendimit të Qeverisë të datës 29.07.2020 me nr.05/18 për shtesën në pagë prej 300 eurosh për muajt korrik dhe gusht 2020.

FSShK thotë se peticioni është mjeti i fundit juridik i organizuar nga anëtarësia e gjerë drejtuar Zyrës së Kryeministrit.

“Andaj në qoftë se nuk merren seriozisht nënshkrimet e punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës në drejtim të realizimit të kësaj të drejte, FSSHK nga e hëna do të dalë me veprime konkrete duke filluar nga dorëzimi i mjeteve transportuese të emergjencës, dorëzimi i mjeteve për pastrim nga ana e punëtorëve të higjienës, mosfunksionimi i sistemeve teknike dhe sigurimi i objekteve shëndetësore, të gjitha këto bijnë në përgjegjësinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngase ne e kemi konsumuar dialogun social”, thuhet në njoftimin e FSShK-së. /Gazeta Sinjali/