image Dorëzohet padi për shpifje kundër deputetit të VV-së, Armend Muja

Drejtësi

Dorëzohet padi për shpifje kundër deputetit të VV-së, Armend Muja

news image

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, ka njoftuar se se sot ka dorëzuar padi kundër deputetit të LVV-së Armend Mujës.

“Sot kam dorezuar permes Avokatit tim Padinë Kunder Shpifjes Publike qe ka bërë Zyrtari i LVV-se Aremend Muja”, ka shkruar Haxha.

Haxha ka theksuar se ka vendosur të mos durojë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësisht emri apo mbiemrit.

“Duke i besuar drejtësisë gjykatave te Kosovës të cilat u ndertuan mbi sakrifcën e luftës së shumë brezave për liri dhe mbi parimet e Kushetutës së Kosovës, dhe duke vendosur të mos durojmë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësishtë pozites emërit apo mbiemërit”.

haxha

/GazetaSinjali/