image Dorëzohet kërkesa për lirimin e përkohshëm të Rexhep Selimit

Kosovë

Dorëzohet kërkesa për lirimin e përkohshëm të Rexhep Selimit

news image

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka dorëzuar kërkesën për lirim të përkohshëm nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një komunikate të bërë publike për mediat, avokati David Young ka kërkuar lirim të përkohshëm me apo pa kushte nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar një seancë dëgjimore për këtë aplikim më 16 dhjetor.

Tutje, është kërkuar që të reduktohet afati kohor i marrjes së përgjigjes në lidhje me aplikimin, nga 10 në katër ditë.

Provat dhe arsyetimet e mbrojtes së Rexhep Selimit mund t’i gjeni në këtë link./Gazeta Sinjali/