image Dorëzohet Kadri Veseli: Humbëm zgjedhjet, PDK do të kalojë në opozitë

Kosovë

Rezultati/ Dorëzohet Kadri Veseli: Humbëm zgjedhjet, PDK do të kalojë në opozitë

news image

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se PDK ka humbur zgjedhjet. “PDK do të kalojë në opozitë”, tha Veseli.

Deklarata e tij:

“Së bashku me PDK-në kemi punuar shumë që t`i fitojmë këto zgjedhje dhe nuk fituam, qytetarët e kanë dhënë goditjen e tyre dhe ne pranojmë, PDK do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t`i shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha Veseli në konferencën e drejtpërdrejtë për media, transmeton Gazeta Sinjali.

Aktualisht në garë për t’i fituar zgjedhjet janë LDK dhe VV. Po prinë VV-ja.

/Gazeta Sinjali/