image "Dorëzohet" edhe Zemaj, e largon maskën

Kosovë

“Dorëzohet” edhe Zemaj, e largon maskën

news image

Kabineti qeveritar i Kosovës po kthehet me autobus nga Shqipëria, aty ku sot është mbajtur mbledhja e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ishte i vetmi pjesëmarrës i kësaj mbledhje që mbajti të vendosur maskën mbrojtëse.

Por, siç duket, ministri është “lodhur” nga ajo. Në një foto të publikuar nga shefja e kabinetit të kryeministrit Avdullah Hoti, Ardita Dushi, shihet se përveç të tjerëve edhe Zemaj tashmë e ka larguar maskën./Gazeta Sinjali/