image Zemaj, i vetmi ministër me maskë në mbledhjen e dy qeverive - Sinjali

Zemaj, i vetmi ministër me maskë në mbledhjen e dy qeverive

news image

Sot në Tiranë është mbajtur mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë ministrat e dy kabineteve qeveritare.

Por, ajo që ra në sy në foton e përbashkët të kësaj mbledhje, ishte se ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ishte i vetmi pjesëmarrës në këtë mbledhje që barte maskë.

Pjesëmarrësit e tjerë përveç maskës, nuk mbajtën as distancën./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin