image Dorëzohet AAK: Kemi qenë në garë për fitore

Zgjedhje/ Dorëzohet AAK: Kemi qenë në garë për fitore

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ka qenë Besnik Tahiri, i cili në një konferencë për media ka pranuar humbjen e AAK-së duke thënë se në këto zgjedhje kanë synuar fitoren.

“Rezultatet dallojnë shumë nga ato që i kemi nga shtabet zgjedhore. AAK është mbi 15% në të gjitha komunat”.

“AAK nuk e ka pritur një rezultat të tillë 15% për shkak se në garë kemi qenë për të fituar, por në krahasim me zgjedhtë e kaluara kemi një rritje si AAK”.

“Mbetet me rëndësi që gjatë numërimit të ketë një vigjilencë të madhe tek komisionerët dhe ftojmë të gjithë aktoret e rëndësishëm që jenë të vëmendshëm gjatë këtij procesi”, ka deklaruar Tahiri./Gazeta Sinjali/