Vasfije Krasniqi e cila kishte marrë mjaftueshëm vota për të zënë një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes, raporton Gazeta Sinjali.
Deputeti i cili e zëvendëson Krasniqin është Nasuf Bejta.
Bejta ka dhënë betimin e tij në seancën e sotme plenare.
Ai i takon Listës “Guxo” dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i kishte mbledhur 5,763 vota.
Bejta kishte shpallur kandidaturën për president, duke sfiduar Vjosa Osmanin.
Vasfije Krasniqi është dorëhequr për shkaqe shëndetësore.