image “Dora e djegur së bashku me unazën” - Irani nxjerr pamjet e rënda të vrasjes së gjeneralit

Botë

Foto/ “Dora e djegur së bashku me unazën” – Irani nxjerr pamjet e rënda të vrasjes së gjeneralit

news image

Vrasja e komandantit më të fuqishëm të Iranit ka ndezur edhe më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ambasadori iranian paralajmëroi se vrasja e Qassem Soleimani është e barabartë me shpalljen e luftës.

Në xhepat e komandantit të vrarë u gjetën kartëmonedha iraniane, ndërkohë nga pamjet shihet vetëm dora e tij dhe unaza.

Qassem Soleimani ishte drejtues i operacioneve të Iranit jashtë vendit. Ai shihej shpesh në fushëbetejë duke udhëhequr grupe shiite në luftën kundër Shtetit Islamik.

Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdadit shënoi fundin e një njeriu të mirënjohur në vendin e tij dhe të mbajtur nën vëmendje nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe rivali kryesor i Teheranit, Arabia Saudite.

Bashkë me të u vra një nga komandantët e milicive irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis. Të dy shihen si heronj të luftës së Iranit dhe televizioni shtetëror i mbuloi me lëvdata menjëherë pasi u njoftua vdekja e tyre.