image Donnarumma arrin në Paris për të nënshkruar me PSG

Futboll

Donnarumma arrin në Paris për të nënshkruar me PSG

news image

Gianluigi Donnarumma ka mbërritur në Paris për të firmosur me skuadrën franceze, shkruan Sinjali Sport.

Donnarumma i është bashkuar PSG siç ishte raportuar ditë më parë, por zyrtarizimi nga skuadra parisienë ende nuk ka ndodhur.

Është publikuar një video e arritjes së gardianit italian në ndërtesën e kryeqytetasve francez, ku do nënshkruajë kontratën.

Skuadra e Pochettinos ka shpërthyer në këtë afat të transferimeve duke blerë disa yje si Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe Georginio Wijanldum, duke e bërë ekipin e gatshëm të luftojë për të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/