image Donjeta Sadiku përballet në çerekfinale me boksieren ruse që e përfaqëson Serbinë

Sporte Luftarake

Donjeta Sadiku përballet në çerekfinale me boksieren ruse që e përfaqëson Serbinë

news image

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka korrur një tjetër sukses të madh në turneun ndërkombëtar të boksi “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku ka regjistruar fitoren e radhës kundër boksieres nga Uzbekistani Kodirova Raykhona në të tetën e finales.

Nesër, me 23 shkurt në çerekfinale në luftë për medalje Donjeta përballet kundër boksieres Ruse që përfaqëson Serbinë, Shadrina Natalia. /GazetaSinjaliSporti/