Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku sot ka zhvilluar një luftë të ashpër me kundërshtaren e saj në Lojërat Olimpike Tokio 2020, britaniken Caroline Dubrois, megjithatë nuk ia doli ta vazhdojë sfidën drejt fitores.
22-vjeçarja e cila garoi në kategorinë 57-60 kg, ishte mjaft aktive në gjithsejtë 3 raundet e zhvilluara, megjithatë edhe kundërshtarja ishte mjaft e shpejtë në ring dhe ia doli të jap më shumë goditje.
Donjeta ishte njëra prej gjashtë garueseve nga Kosova që morën pjesë në Olimpiadë.