Deputetja nga radhët e AAK-së, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për heqjen e taksës, i ka kërkuar kryeministrit Kurti të mos nënshtrohet ndaj presionit ndërkombëtar, pasi ata vet kanë proklamuar vlera të mosnënshtrimit dikur.
“Mos u nënshtroni, mos u nënshtroni, sepse ju pjesa revolucionare e Vetëvendosjes dikur flisnit për mosnënshtrim ndaj ndërkombëtarëve, tani atë po e bëni ju”, ka thënë Kadaj- Bujupi.
Gjithashtu Kadaj- Bujupi, ka theksuar se koalicioni qeverisës ka probleme brenda tyre por që nuk janë probleme të qytetarëve.
“Është mirë me na kursy prej këtyre shfaqjeve të telenovelave, ku njëri partner e kërcënon tjetrin me dorëheqje”, është shprehur Bujupi./ Gazeta Sinjali/