image Donika Gërvalla një vit më parë: Rexhep Selimi është figurë e botës së krimit

Politikë

Donika Gërvalla një vit më parë: Rexhep Selimi është figurë e botës së krimit

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një vit më parë ka akuzuar ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin, se është figurë e botës së krimit, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë reagim tani kryediplomatja e kishte bërë në mars të vitit të kaluar.

“Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskrediturara të botës së krimit”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Ndërsa në një postim tjetër në qershorin e kaluar, Gërvalla kishte thënë se ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e mban primatin e krimit.

Madje, ajo kishte thënë se në rreshtin e parë për krim e sheh edhe Selimin.

Mbrëmë Gazeta Sinjali ka publikuar një pjesë të një interviste të Gërvallës, e realizuar më 2017, në të cilën ajo thoshte se Kadri Veseli ka kryer krime ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe se do të dërgojë materiale në Hagë, sapo të formohej Gjykata Speciale, e cila në atë nuk nuk ishte themeluar akoma./Gazeta Sinjali/