Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.
Fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 49.95% të votave.
Kjo parti ka arritur t’i sigurojë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës për këtë legjislaturë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në top 4shen më të votuar të kësaj partie është edhe ish-anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz me 71 mijë e 720 vota.
Madje, Gërvalla – Schwarz ka marrë më shumë vota se kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër, Avdullah Hoti, i cili mori 69 mijë e 640./Gazeta Sinjali/