image Donaldi pranon tjetër parashutë me mbishkrim interesant

Bota e Yjeve

Donaldi pranon tjetër parashutë me mbishkrim interesant

news image

Pak ditë më parë Anaid Kaloti dhe Kledi i dërguan Donaldit me parashutë tre balona dhe njëra prej tyre kishte një mesazh të koduar pasi i kujtonte ditëlindjen e Borës 9 janar.

Sot banorit të Big Brother Vip Albanias i është dërguar edhe një tjetër parashutë surprizë, por këtë herë nga mbështetësit e lidhjes së tij me Trixën.

Fillimisht, piloti Arbër Xhaja ka postuar në Instagram një video, ku shfaqet i veshur si “Spiderman”, një simbol identifikues i Donaldit.

“Rrini gati. Diçka e bukur do të ndodhë”, është shprehur piloti. Më pas, ka fluturuar sipër shtëpisë së “Big Brother VIP” me parashutën në të cilën shkruhet: “Mbaje premtimin dem. Fito! We love you Trixa, Donald & Fifi. Team Donald and Nanushat. Filoqyl”.

Ky mesazh mesa duket është bërë nga fansat e tre personazheve, Donaldit, Beatriksës dhe Fifit, që la lojën disa javë më parë.

/GazetaSinjali/