image Donaldi pikturon Adem Jasharin për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Bota e Yjeve

Donaldi pikturon Adem Jasharin për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

news image

Aktori i njohur shqiptar, Donald Veshaj është një nga katër finalistët që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, shkruan Sinjali.

Përveç aktrimit, Donaldi qysh prej hyrjes në Big Brother është bërë i njohur edhe për pikturë.

Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, Donaldi ka vendosur që ta pikturojë komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Derisa e kishte flamurin e Kosovës mbi krahë, Donaldi bashkë me Beniadën mbanin pikturën e komandantit.

Ai këtë pikturë e ka bërë me ngjyra bardhë e zi duke i shtuar edhe disa xixa.

Kujtojmë që nesër është finalja e madhe mes katër finalistëve Donaldit, Beniadës, Ilirit dhe Einxhelit.

/GazetaSinjali/