Donald Veshaj është tashmë një nga personazhet më të komentuar të momentit. Çdo lëvizje e tij kthehet menjëherë në lajm.
Së fundmi, aktori ka shtuar në trupin e tij një tatuazh të ri, i cili i dedikohet pikërisht binjakut të tij, Romeos.
Ka qenë Donaldi që ka ndarë në Instastory një foto, ku shihet se në bark ka gdhendur figurën e një demi. Është pikërisht ky epiteti me të cilin Romeo e thërret atë dhe e ka quajtur të tillë gjatë gjithë eksperiencës në “Big Brother VIP”, “Demi i vëllait”, shkruan abcnews.
Kujtojmë që dy vëllezërit aktualisht i janë përkushtuar muzikës. Ata së bashku me këngëtarin, Elgit Doda po korrin sukses me koncerte të shumta kudo.