image Donald Trumpit mund t’i kthehet Facebooku në janar 2023

Botë

Donald Trumpit mund t’i kthehet Facebooku në janar 2023

news image

Në qershor 2021, Meta njoftoi se po pezullonte ndalesën ndaj Trump për dy vjet, duke vazhduar pezullimin fillestar nga 7 janari i atij viti, një ditë pasi një turmë mbështetësish të Trump shkaktuan trazira të rënda në Amerikë.

Nick Clegg, president i çështjeve globale në Meta, tha për “Semaphore” se ndalimi i Facebook-ut të ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump mund të hiqet që në janar, nëse merret një vendim për të rivendosur llogarinë e tij pas skadimit të pezullimit.

Clegg tha se Meta do ta bazojë vendimin e saj në diskutimet me ekspertët dhe nëse ekziston rreziku i “dëmtimit në botën reale”, raportoi Semaphor.

/GazetaSinjali/