image Donald Trump nominon një person tjetër për pozitën e Grenellit

Botë

Botë/ Donald Trump nominon një person tjetër për pozitën e Grenellit

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka nominuar John Ratcliffe, drejtor të Inteligjencës Amerikane, pozitë në të cilën Richard Grenell për momentin është ushtrues detyre.

Këtë emërtim e ka bërë të ditur vetë presidenti amerikan përmes një postimi në Twitter.

 “Jam i lumtur të njoftoj për nominimin e kongresistit John Ratcliffe për të qenë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare (DNI). Procesi do të përfundonte më herët, por Johni deshi të priste deri në përfundim të raportit të Inspektorit të Përgjithshëm. Johni është një burrë i mrekullueshëm me talent të madh”, shkroi Trumpi në Twitter.

Kjo është hera e dytë që Trumpi e nominon Ratcliffen për shef të spiunazhit amerikan. Për herë të parë, Trumpi e nominoi kongresistin për këtë pozitë në korrik të vitit të kaluar, por e hodhi poshtë nominimin në fillim të gushtit pasi u ngritën pyetje rreth mungesës së përvojës së Ratcliffes dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezymenë e tij, raporton Reuters./Gazeta Sinjali/