image Donald Trump konfirmon kandidaturën në zgjedhjet e vitit 2024

Botë

Donald Trump konfirmon kandidaturën në zgjedhjet e vitit 2024

news image

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të kandidojnë sërish për president në zgjedhjet e viti 2024.

Trump ka nisur ofertën e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë, duke deklaruar se: “Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”.

Njoftimi i Trump vjen pasi disa kolegë të tij republikanë e fajësuan atë për performancë të dobët të partisë në zgjedhjet afatmesme të javës së kaluar, shkruan BBC.

Duke folur para të ftuarve në sallën e ballos së klubit të tij privat Mara-Lago në Palm Beach, Trump ka thënë, se: “Ne jeni komb në rënie. Për miliona amerikanë, dy vitet e fundit nën udhëheqjen e Joe Biden kanë qenë një kohë dhimbjeje, vështirësie, ankthi dhe dëshpërimi”.

Presidenti aktual Joe Biden, i cili mundi Trumpin dy vjet më parë, ka thënë se edhe ai mund të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024.

/GazetaSinjali/