image Donald Trump e quan kryeministrin kanadez ‘dyfytyrësh’

Botë/ Donald Trump e quan kryeministrin kanadez ‘dyfytyrësh’

news image

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk e ka pritur mirë përqeshjen që i bëri kryeministri kanadez në Londër.

Mediat raportuan se në një pritje në Pallatin Buckingham, Trudeau, Macron, Johnson, kryeministri holandez Mark Rute dhe princesha britanike Anne po bisedonin, dhe me Trudeau tha me rastin e konferencës së gjatë për shtyp të Trump: “Ju thjesht shikuat se si po i binte piruni në dysheme ekipit të tij”.

Biseda e zyrtarëve evropianë me kryeministrin Justin Trudea është xhiruar rastësisht dhe me siguri se nuk do të përmirësojë atmosferën sot kur do të mbahet samiti i NATO-s, në të cilin raportet janë të tendosura, për shkak të operacioneve të ushtrisë turke në Siri.

Por, i shpejtë ka qenë reagimi i presidentit Trump, i cili nuk hezitoi ta quajë kryeministrin kanadez “dyfytyrësh”, megjithëse u duk se ishte një “djalë i bukur”.

Trump e tha këtë në një samit të NATO-s në Londër, pasi u pyet për të komentuar pretendimet se Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson kishin thashetheme për të, raporton Reuters.

“Ai është me dy fytyra. Ai dukej si një djalë i bukur për mua, por për t’ju thënë të vërtetën, kur e thirra për faktin se ai nuk ka shpenzuar dy për qind për mbrojtje, unë shoh që ai nuk ishte i lumtur për këtë. Ai nuk jep dy për qind, dhe ai duhet. Kanadaja ka para”, tha Trump./Gazeta Sinjali/