image Donald Trump: Do të kem të drejtë, koronavirusi do të zhduket një ditë

Botë

Donald Trump: Do të kem të drejtë, koronavirusi do të zhduket një ditë

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai një ditë do të ketë drejtë për koronavirusin, i cili pret se një ditë do të zhduket koronavirusi.

Trump ka bërë të ditur se parashikimi i tij për zhdukjen e virusit, do të dalë i saktë.

“Do të kem të drejtë një ditë. Do të kem të drejtë. Unë kam thënë, ‘Do të zhduket’. Do ta them sërish. Do të zhduket dhe do të kem të drejtë”, ka thënë Trump në intervistë për “Fox News Sunday”.

COVID-19 ka shkaktuar mbi 140 mijë vdekje në SHBA në pesë muajt e fundit. Trump është duke u kritikuar vazhdimisht për mënyrën se si e ka menaxhuar pandeminë./ Gazeta Sinjali/