image Donacioni i 50 respiratorëve, Thaçi falënderon presidentin Trump

Kosovë

Donacioni i 50 respiratorëve, Thaçi falënderon presidentin Trump

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar homologun e tij amerikan Donald Trump, për donacionin e 50 respiratorëve dhe rreth 2 milionë dollarëve për Kosovën në luftën kundër COVID-19.

Falënderimin e ka bërë përmes rrjetit social Twitter, teksa thekson se “bashkë dalim më të fortë”.

“Mirënjohës ndaj presidentit Donald Trump dhe qeverisë amerikane për donacionin bujar të 50 respiratorëve për Kosovën, përveç 1.6 milioni dollarëve të ndihmave të mëhershme në luftën kundër COVID-19. Së bashku dalim më të fortë”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Sinjali/