Ministri i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi, ka dhënë detaje për donacionet e mërgimtarëve në llogarinë për luftimin e Covid-19. Sipas të dhënave që Bislimi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, bëhet e ditur se deri më tani në llogari janë derdhur 391.886 euro.
Për nga donacionet prijë bashkëatdhetarët nga Zvicra, pastaj nga Gjermania.
Edhe nga Kosova janë dhënë 22 mijë euro.
Postimi i tij i plotë:
Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.
Shumë faleminderit secilit prej jush. /Gazeta Sinjali/