Reperi, Xhonatan Isufi i njohur me nofkën artistike “Don Xhon”, për pak kohë është kthyer në njërin ndër emrat më të dëgjuar në platformat muzikore.
Don Xhoni ndiqet nga mbi 657 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, ku edhe aty e ka publikuar një video teksa shihet në një vend të mbushur me bimë narkotike apo siç njihen ndryshe edhe si “shtëpi të barit”.
Ndërsa faqja e njohur në rrjetin social “Instagram” – ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar edhe një fotografi të reperit, i cili pas disa minutave e ka fshirë.
Reperi nga Drenica është kritikuar edhe më herët nga ndjekësit për fjalorin banal të përdorur në një videoklip të realizuar në kishën katolike në Letnicë.