Rep-artisti i njohur, Don Xhoni, po debuton shpejtë në tregun e muzikës vendore.
Që nga paraqitja e tij e parë me freestyle, ai ka dëshmuar se ka talent, ndërsa tani numëron një numër të madh të fansave.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka sjellë në treg këngën më të re.
“Alles Gute Criminale” mban titullin prurja muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Cricket Music.
Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Lorenc Aliaj.
Kësaj radhe ai vendosi që klipin të jetë me videotekst, derisa në disa pjesë shfaqej edhe ai, për skena të cilat është përkujdesur Kotorri dhe reperi.
Që në minutat e parë të lansimit, “Alles Gute Criminale” është pëlqyer mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Gazeta Sinjali/