Dy artistët shumë të dashur për publikun padyshim që janë Butrnit Imeri dhe Don Xhoni, të cilët kanë bashkëpunuar në projektin “Corazon”.
Përtej kësaj, dy artistët kanë dëshmuar shpesh raportet e tyre të ngushta edhe jashtë muzikës.
Së fundi, ata përmes disa postimeve kanë njoftuar se do të jenë pjesë e puntatës së parë tek “Zemër Luana”.
Ishte Don Xhoni, ndër të tjera që postoi një foto krah Butrintit dhe mbishkrimi mori të gjithë vëmendjen.
“Gjaku im”, ka shkruar reperi duke dëshmuar edhe njëherë raportin që kanë dyshja.