Reperi i njohur, Don Xhoni ka njoftuar se është duke ndihmuar një familje nevojtare që të bëhet me shtëpi. Ai ishte mbrëmë në Suharekë, për ta takuar Halil Kastratin te shoqata e tij “Jetimat e Ballkanit”, ku edhe darkuan së bashku.
Këtë e bëri të ditur vetë Halili në një postim, ku e falënderon artistin që po gëzon një familje.
“Një familje po surprizohet me shtëpi të re”, shkoi ai.
Ndërsa, vetë reperi tha se ndjehet tejet i lumtur që në këtë moshë po kryen një bamirësi të tillë.