Reperi drenicas pati një lidhje të shkurtër me modelen ruse, e cila u shoqërua me shumë bujë.
Ndarja nuk ishte aspak e qetë, pasi për një kohë dyshja thumbuan hapur njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Por duket se në heshtje paskan rregulluar raportet.
Këtë e zbuloi Ariana, e cila përmes një bisede me ndjekësit e saj foli për artistin drenicas.
‘’Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin’’, ka thënë modelja duke zbuluar se ruajnë relata të mira pas ndarjes.