image Domgjoni nënshkruan me Vittesen për tre vite

Futboll

Domgjoni nënshkruan me Vittesen për tre vite

news image

Klubi holandez, Vittese ka konfirmuar transferimin e mesfushorit me origjinë shqiptare, Toni Domgjoni, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori qendror ishte pjesë e Zurich në katër sezonet e fundit dhe luajti 105 ndeshje në kampionat, 9 në kupë dhe 7 në Europa League.

Sot Vitesse ka firmosur me të për 3 vite, me opsion për ta zgjatur kontratën edhe për një tjetër sezon. Domgjoni, pasi ka nënshkruar, ka thënë edhe fjalët e para për këtë lëvizje: “Pas 4 sezonesh dhe më shumë se 120 ndeshjesh me fanellën e FC Zurich, mendova se ishte koha e duhur për të hedhur një hap të ri.

Pas bisedave me Vitesse, shumë shpejt pata një ndjenjë të mirë. Pres që të shkoj në Evropë me klubin dhe të shfaqem mirë në kampionat”.

I lindur në Kroaci, 22-vjeçari më parë ka luajtur me moshat e Zvicrës, deri tek ekipi U21. /Gazeta Sinjali Sporti/