Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar pas takimin të sotëm me deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.
Rama tha se mbështetja e institucioneve qendrore të vendit për realizim e projekteve të mëdha, pa vonesa, siç është edhe Unaza e Qytetit janë të rëndësishme për udhëheqjen e kryeqytetit.
“Bashkëpunimi sjell gjithmonë rezultate të mëdha! Ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” është njëri ndër projektet më të rëndësishme të Kryeqytetit, i cili do të shkarkojë komunikacionin e ngarkuar të Prishtinës, do të sjellë përfitime ekonomike e lehtësojë jetën e prishtinasve. Mbështetja e qytetarëve dhe institucioneve qendrore të vendit për realizim e projekteve të mëdha, pa vonesa, siç është edhe Unaza e Qytetit janë shumë të rëndësishme për ne, dhe këtë na e konfirmoi sot deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Eman Rrahmani, me të cilin pata takim”.
Ai tha se Rrahmanin po ashtu e ka njoftuar për projektet për të cilat tha se janë duke i realizuar në lagjen “Kodra e Trimave” dhe të tjerat të cilat shumë shpejt do të fillojnë të realizohen, sipas tij.