image Rrahmani kundër VV-së, takohet me Përparim Ramën - i jep përkrahje për rrugën A dhe unazën e kryeqytetit

Politikë

Rrahmani kundër VV-së, takohet me Përparim Ramën – i jep përkrahje për rrugën A dhe unazën e kryeqytetit

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka treguar se me Ramën kanë folur ndër të tjera për ndërtimin e unazës së Kryeqytetit dhe për ndërtimin e rrugës A.

“Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim. Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën”, ka shkruar Rrahmani.

/GazetaSinjali/