image Doli e dyta në Gjakovë, por Kusari-Lila shprehet optimiste se rezultati mund të ndryshojë

Doli e dyta në Gjakovë, por Kusari-Lila shprehet optimiste se rezultati mund të ndryshojë

news image

Kandidatja për kryetare e komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur optimiste për rezultatin e balotazhit të 14 nëntorit.

Kusari-Lila tha se këtë periudhë katërjavëshe e sheh si një mundësi të artë për të bërë çdo gjë që nuk është arritur për 1 muaj gjatë fushatës.

“Të gjithë do donim që të kryhej në raundin e parë, po flas për Lëvizjen Vetëvendosje dhe vet si kandidate. Është periudhë kohore e cila na jep mundësinë që tutje të vazhdojmë me shpalosje të programit dhe biseda e kontakte të drejtpërdrejta. Fushata ka qenë korrekte në përgjithësi, kësaj radhe është diskutuar konkretisht për pikat e programit në të gjitha nivelet, rajonet dhe lagjet e Gjakovës”, tha ajo për klankosova.

Sipas saj, kryetari aktual, Ardian Gjini ka pasur tendencë që të marrë meritat e projekteve madhore që siç thotë, nuk kanë qenë të tij.

“Është vërejtur që kryetari aktual Ardian Gjini ka pasur një tendencë të vazhdueshme të marrjes së meritave për projektet madhore që nuk kanë qenë të tij ose të kohës së tij, ndërsa foksumi im në punën në nivelin qendror ia ka lënë mundësinë që të ketë manipulime të vazhdueshme. Këtë katërjavësh e shoh si një mundësi të artë për të vënë çdo gjë që s’kemi arritur brenda një muaji, jam shumë optimiste për rezultatin përfundimtar të 14 nëntorit”, tha ajo.

/Gazeta Sinjali/