image “Doli dhe tha greva vazhdon”/ Kurti i ankohet kryesindikalistes evropiane për Jasharajn

Arsim

“Doli dhe tha greva vazhdon”/ Kurti i ankohet kryesindikalistes evropiane për Jasharajn

news image

Nga qeveria kanë deklaruar se mbesin të përkushtuar për dialog dhe presin reagimin pasues nga Këshilli Grevist i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kjo deklaratë vjen pas takimit që pati kryeministri Albin Kurti sot bahkë me drejtoreshën Evropiane të ETUCE, Sussan Flocky, lidhur me grevën që është duke u mbajtur në arsim.

“Nisur nga kjo e në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për mësimdhënësit, Kurti e informoi Flocken se Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për arsim sivjet për 12%. Po ashtu e njoftoi për Pakon për Përballjen me Inflacionin, në vlerë prej 150 milionë euro, e cila ofron mbështetje financiare për punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, nëpërmjet shtesës prej 50 euro, minimalisht për të gjithë muajt e mbetur të vitit. Një rritje e këtillë tejkalon shkallën e inflacionit në vend”.

“Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u theksua se Qeveria ka proceduar projektligjin për Paga në Sektorin Publik, që ka qenë kërkesë qendrore e kamotshme sindikale, ndërsa është trajtuar që nga fillimi me prioritet nga Qeveria. Projektligji për Pagat në Sektorin Publik tashmë është në dëgjim publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje, theksohet se në takim u tha që në Projektligjin e ri për paga, mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë.

“U potencua se pas së paku 30 takimesh ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave, si dhe komunikimit të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sindikatave, Kryeministri Kurti, më 13 shtator 2022, ka ftuar dhe pritur në takim Këshillin grevist, me kryetarin dhe anëtarët e këtij këshilli. Në këtë takim, përfaqësuesit e Këshillit Grevist kishin thënë që do të konsultohen me anëtarësinë për çështjet e diskutuara. Përkundër kësaj, menjëherë pas takimit, ata deklaruan për media se greva vazhdon”.

“Në këtë pikë, Flocken potencoi rëndësinë e diskutimit të ofertës me anëtarësinë, duke theksuar se vendimmarrja buron nga anëtarësia e sindikatës. Qeveria theksoi përkushtimin për ndërmarrjen e hapave në drejtim të reformës në sistemin pensional dhe atë të sigurimeve shëndetësore. Po ashtu, Qeveria tashmë është zotuar që tek barnat esenciale do të shtohen 10 milionë euro”.

/GazetaSinjali/