image Dokumenti që tregon zotimin e pambajtur të Kurtit për depolitizimin e bordeve

Kosovë

Zotimet/ Dokumenti që tregon zotimin e pambajtur të Kurtit për depolitizimin e bordeve

news image

Mbrëmë Qeveria Kurti emëroi bordet e reja të përkohshme në ndërmarrjet publike si Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, “Infrakos” dhe “Posta e Kosovës”.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Kurti mori vendim që në krye të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, vendosi ish-kandidatin nga Vetëvendosje Mentor Hysenin ndërsa në “Infrakos”, Artan Dermakun, gjithashtu anëtar i Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq në dokumentin ku Kurti kishte paraqitur zotimet elektorale, në pikën 6 kishte vendosur zotimin se do të depolitizonte bordet e ndërmarrjeve publike.

Dokumentin për zotimet elektorale, Kurti e kishte paraqitur për të mos mbetur vetëm fjale e pretime boshe të tij, madje ai dokumentin e ka nënshkruar me 19 shtator. E si duket mbrëmë me vendimin e marr në mbledhjen e fundit të qeverisë Kurti nuk ka pasur për bazë zotimet e tij elektorale, pasi emëroi në borde ish-kandidatët e partisë në të cilën ai udhëheq.

Përveç Mentor Hysenit e Artan Dermakut, Kurti ka emëruar në bordin e Postës së Kosovës edhe një tjetër ish-kandidat nga Vetëvendosje, Kujtim Shalën./ Gazeta Sinjali/