Mocioni mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, i inicuar nga Lidhja Demorkatike e Kosovës, tashmë është publikuar dhe mund të shihni arsyet se pse LDK, ka vendosur të hiqet nga Qeveria Kurti.
Në dokument, si arsye për një lëvizje të tillë jepet lëkundja e partneriteteve strategjike të vendit tonë, që kanë për referencë prishjen historike të raporteve tona me SHBA-të.
Po ashtu, aty jepen edhe të tjera arsye të forta siç ishte edhe humbja e mundshme e përkrahjes ndërkombëtare për Ushtrinë e Kosovës.
“Qëndrimet e kryeministrit Kurti kanë vënë në diskutim jo vetëm përkrahjen për Ushtrinë e Kosovës, por edhe kanë rrezikuar tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, gjë që do të rrezikonte sigurinë dhe paqen në vend,” , shkruhet në dokument./ Gazeta Sinjali/