Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 17-të me radhë ka marrë vendim që të shkarkojë Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, ku me po të njëjtin vendim ka emëruar edhe Bordin e Ri.
Sipas vendimit të qeverisë në detyrë, Bordi Drejtues i SHSKUK-së u shkarkua për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.
Në këtë vendim gjithashtu janë emëruar edhe Bordi i Ri./Gazeta Sinjali/