Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Prishtina”.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Me po të njëjtin vendim, qeveria në detyrë ka njoftuar se është emëruar bordi i përkohshëm i kësaj kompanie.
Anëtarë të këtij bordi janë:
Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtues,
Hajrije Morina, drejtore,
Seat Bilibani, drejtor dhe
Idriz Maliqi, drejtor.
“Për arsyet e cekura në memorandumin shpjegues të Ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Qeveria vendosi si në dispozitiv”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se vendimi hyn në fuqi në po këtë datë edhe kur është nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti./Gazeta Sinjali/