Edicioni i sivjetmë i festivalit të filmit DokuFest për shkak të situatës së krijuar nga pandemia është mbajtur online. Edhe fituesit e edicionit të 19-të u shpallën përmes platformave elektronike
90 filma të cilët përfaqësuan 51 vende e që konkurruan në tetë seksione garuese u vlerësuan online nga juria e sivjetshme.
Filmi fitues për dokumentarët e Ballkanit në këtë edicion u përzgjodh filmi “Once Upon A Youth”. Ndërsa me çmimin special në këtë kategori u shpërblye filmi “Outside The Oranges Are Blooming”.
Në seksionin e garës së dokumentarëve të gjatë ndërkombëtare ka fituar filmi “The Metamorphosis of Birds”.
Ndërsa, filmi fitues në garën për dokumentarët e shkurtër ndërkombëtar u shpall filmi “Tender”. Çmimin special në këtë garë e ka fituar filmi “Bab Sebta”.
Filmat fitues u përzgjodhën edhe në seksionet: gara e dokumentarëve për të drejtat e njeriut, gara e dokumentarëve të mjedisit, gara e filmave të shkurtër, gara kombëtare dhe e vërteta. /Gazeta Sinjali/