Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog dje ka ndodhur një përleshje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson nga burimet se një person besohet se derisa e ka dërguar bashkëshorten e tij në QKMF, Istog, për trajtim mjekësor, ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me doktorin, i cili dyshohet se nuk e ofroi ndihmën mjekësore.
Doktori sipas burimeve nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore viktimës pasi që i njëjti e kishte përfunduar orarin e punës.
Si pasojë e mosmarrëveshjes, ndodhi edhe sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit.
Tre të dyshuarit janë arrestuar. /Gazeta Sinjali/