Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e Antikontrabandës në regjionin e Prizrenit, kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë.
Pas ndaljes së automjetit, doganierët kanë gjetur mallra të transportuara pa dokumentacion.
Në këtë automjet u gjendën 15 pako me pjesë për motor-sharra.
Vlera e mallrave të kontrabanduara sipas Doganës së Kosovës, është afër 6 mijë euro.
Mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.