Dogana e Kosovës e ka parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.
Në njoftimin e Doganës, thuhet se ari ishte gjetur tek shoferi i autobusit i linjës Kosovë-Shqipëri.
“Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimit oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramëve.
Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi o autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut.