Oficerët doganorë, respektivisht anti-kontrabandë kanë kapur një maune me mbi 8500 litra pije joalkoolike gjatë patrullimeve të sotme në veri të Mitrovicës.
Hapja e maunës u bo pas dyshimeve të para të oficerëve doganorë, se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike në sasi prej – 12 paleta x 90 pako x 24 copë = 25,920 copë x 0.33 litra, gjithsej 8,553.60 litra.
Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar.
Policia po ashtu ka hapur rast për hetim të mëtejmë.
Dogana e Kosovës ka apeluar që qytetarët të thërrasin në 0800 50095 për raste të dyshuar të kontrabandës dhe korrupsionit./Gazeta Sinjali/