Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 për mbi 9%, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të doganës, mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje më shumë se 9.3%, krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Kështu, sipas doganës në muajin e parë të këtij viti dogana ka grumbulluar 80.1 milionë euro, derisa në janarin e 2020-ës kishte mbledhur 73,2 milionë euro.
“Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit, i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19, prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”, thuhet në njoftimin e doganës./Gazeta Sinjali/